Rritet sipërmarrja në Shqipëri, 2009 biznese të reja në muajin prill, dominon Tirana
Numri i bizneseve të reja dhe aplikimeve në regjistrat e Qendrës Kombëtare e Biznesit ka shënuar rritje gjatë muajit prill 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë prillit u regjistruan 2009 subjekte të reja, nga 1793 që ishin regjistruar në prill 2025, duke reflektuar një rritje prej 12%. Ndërkohë, numri total i aplikimeve në regjistra arriti në 14,615, ose 5.35% më shumë krahasuar me një vit më parë. Rritja e regjistrimeve është mbështetur kryesisht nga Tirana me 1026 subjekte të reja, e ndjekur nga Vlora dhe Durrësi, Bizneset me kapital 100% shqiptar vijojnë të dominojnë tregun me 1762 subjekte të regjistruara, ndërsa 212 subjekte rezultojnë me kapital të huaj dhe 32 me kapital të përbashkët...
Burimi:
javanews.al