Rriten të ardhurat në 3 mujorin e parë të 2026, mblidhen mbi 205 mld lekë, 13% më shumë se viti i kaluar
Ministria e Financave ka publikuar performancën paraprake të treguesve fiskalë për periudhën Janar-Mars 2026, ku rezulton se të ardhurat dhe shpenzimet publike kanë tejkaluar planin e parashikuar. Të ardhurat në tremujorin Janar-Mars 2026 sollën në arkën e shtetit rreth 205 miliardë lekë, që është më shumë se plani dhe rreth 13% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga të ardhurat, mbi 130 miliardë lekë erdhën nga tatimet dhe doganat, kryesisht nga TVSH-ja dhe akciza, që kanë sjellë më shumë të ardhura se vitin e kaluar. “Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Mars 2026, u realizuan në vlerën 52.9 miliardë lekë, ose 83 milionë lekë...
Burimi:
javanews.al