Rriten kostot për transportin nga radhët në Portin e Durrësit, operatorët: Kamionët po kthehen bosh
Operatorët e transportit të mallrave ngrenë shqetësimin se edhe ditën e sotme në portin e Durrësit kanë vijuar rradhët e gjata për shkak të mosfunksionimit me eficencë të shërbimit të përpunimit të kontejnerëve. Sipas operatorëve, problemi kryesor lidhet me numrin e kufizuar të stakerëve (mjete për lëvizjen dhe sistemimin e kontejnerëve), të cilët nuk arrijnë të përballojnë volumin e lartë të punës. Një prej përfaqësuesve të operatorëve detarë të kontaktuar u shpreh se situata është krijuar për shkak mungesës së mjeteve, stakerave që shërbejnë për ngarkim-shkarkimin e mallrave te kontejnerët. Të tjerë drejtues të kompanive të transportit të mallrave pohuan se çdo ditë ka pasur 2 deri 3 anije në pritje për përpunim, ndërsa kapacitetet aktuale të mjeteve dhe pajisjeve kanë vështirësi për të përballuar...
Burimi:
sot.com.al