Rriten bizneset, jo punësimi/ Shërbimet dhe transporti kryesojnë ndërmarrjet pa staf, 51% e tyre pa punonjës
Të pasurit biznes në vendin tonë po kthehet në trend teksa numri i tyre vitet e fundit është rritur ndjeshëm. Por përballë shifrave pozitive dhe nevojës sëlart për fuqi punëtore, fshihen problematika serioze. Instituti i Statistikave në raportin për ndërmarrjet aktive në Shqipëri bën të ditur se rezultojnë 127 mijë e 634 ndërmarrje aktive, ndërsa janë hapur mbi 15 mijë biznese të reja. Por ajo që ngre pikëpyetje është struktura reale e tyre. Në raport thuhet se mbi 50 për qind e ndërmarrjeve aktive rezultojnë pa asnjë të punësuar me pagesë, çka do të thotë bizneset e reja nuk po hapin vende të reja pune. Një ecuri e tillë tregon se vitet e fundit po dominojnë mikrobizneset, vetëpunësimi dhe në disa raste dhe informaliteti në...
Burimi:
top-channel.tv