Qeveria miraton Programin “Pas shkolle” për sistemin publik, buxheti do paguajë trajnuesit 1 mijë lekë/orë
Në mbledhjen e djeshme Qeveria ka miratuar organizimin dhe zhvillimit të programit “PAS SHKOLLE”, një veprimtari, që do të zhvillohet jashtë orarit mësimor të detyruar me të gjithë nxënësit e regjistruar në institucionet arsimore parauniversitare publike të arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm të lartë. Vendimi i qeverisë ka përcaktuat kategoritë dhe kriteret për përzgjedhjen e trajnuesve, mënyrën se si ata do të aplikojnë, dokumentacionin që paraqesin si edhe mënyrën e përzgjedhjes. Sipas vendimit të qeverisë programi “Pas shkolle” financohet nga fondi buxhetor i miratuar për këtë qëllim, për çdo vit buxhetor, nëpërmjet akordimit të fondeve për zyrat vendore të arsimit parauniversitar për realizimin e këtij programi. Shpërblimi i trajnuesve të programit “Pas shkolle” trajtohet si pagesë për shërbim të veçantë arsimor, të kryer...
Burimi:
sot.com.al