Rregulla të reja për bankat! Sulmet kibernetike do të raportohen brenda 4 orëve, testime të detyrueshme çdo vit
Bankat dhe institucionet e tjera financiare në vend do të përballen me kërkesa më të forta për mbrojtjen e sistemeve digjitale, raportimin e sulmeve kibernetike dhe garantimin e vazhdimësisë së shërbimeve për klientët. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar rregulloren e re “Për qëndrueshmërinë operacionale digjitale”, e cila përafron kuadrin vendas me rregulloren e Bashkimit Evropian DORA për sigurinë digjitale të sektorit financiar. Rregullorja përfshin bankat, institucionet e pagesave, institucionet e parasë elektronike, ofruesit e shërbimit të informimit të llogarisë, emetuesit e tokenave të aseteve dhe të parasë elektronike, si dhe kompanitë e jashtme që u ofrojnë këtyre subjekteve shërbime teknologjike. Qëllimi është që institucionet financiare të jenë në gjendje të vazhdojnë shërbimet e tyre edhe gjatë sulmeve kibernetike, ndërprerjeve teknologjike, defekteve të...
Burimi:
javanews.al