Rivlerësimi i pronave me taksë 5%, Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

Rivlerësimi i pronave me taksë 5%, Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

Qytetarët kanë kursyer 120.5 milionë euro në kosto fiskale përmes rivlerësimit të pasurive të paluajtshme vetëm gjatë periudhës janar–korrik 2026. Shifrën e bëri publike Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila thotë se procesi ka sjellë përfitime konkrete për tatimpaguesit. Tatimet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që nuk e kanë përfituar ende këtë mundësi të aplikojnë brenda afatit, pasi rivlerësimi i pasurive mund të kryhet deri më 30 shtator 2026. Procesi u jep mundësi individëve që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme ta rivlerësojnë atë me vlerën e tregut, duke përfituar nga lehtësitë fiskale të parashikuara në ligj. E njëjta mundësi vlen edhe për bizneset, ndërsa përfitues janë edhe individët që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë, sipas procedurave të përcaktuara. Aktualisht,...