Rishikimi i buxhetit merr ‘ok’ në komisione, Malaj: Indeksimi i pensioneve në 2027-ën do bëhet në prill
Ministria e Financave pret që deri në fund të vitit të mblidhen 843.1 miliardë lekë, ose 20.1 miliardë më shumë sesa projeksioni fillestar, ndërsa plani i shpenzimeve shkon në 906.8 miliardë lekë në dispozicion për t’u shpenzuar për paga, pensione, ndihmën ekonomike, investime, arsim, shëndetësi, bujqësi e më tej. Sa i takon burimeve të rritjes së të ardhurave, qeveria thotë se kanë ardhur nga rritja ekonomike dhe miradministrimi e jo nga inflacioni. “Nga rritja e çmimeve kemi përfituar në total të ardhura shtesë 275 milionë lekë”, përgjigjet Malaj. Ministri i Financave Petrit Malaj tha në Komisionin e Ekonomisë, se rishikimi i buxhetit ishte i domosdoshëm për të indeksuar pensionet dhe për të shtuar fondet për mbrojtjen në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s. “Afrimin e indeksimit...
Burimi:
sot.com.al