Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Raporti i detajuar i konsumit të barnave për muajin mars 2026 bazuar në listën e rimbursimit nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore tregon se popullata shqiptare po vuan nga përhapja e lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe gastritit. Lista tregon se sëmundjet Kardiovaskulare mbeten kategoria me volumin më të lartë të rimbursimit. Gjatë muajit mars, vetëm për kontrollin e tensionit arterial dhe ritmit kardiak, janë rimbursuar dhjetëra mijëra paketime. Për shembull, bllokuesit e kanaleve të kalciumit si Amlodipina dhe Lercanidipina shënojnë shifra të larta konsumi, ku vetëm disa prej brendeve kryesore arrijnë në mbi 10,000 paketime secila. Kjo tregon se hipertensioni është sëmundja me shtrirjen më të gjerë gjeografike dhe moshore në vend. Gjithashtu aspirina protekt konsumohet në masë. Diabeti pason si kategoria e dytë për...
Burimi:
sot.com.al