Rama: Garancia sovrane për bizneset 50 milionë euro, dyfishojmë financimet për të rinjtë që merren me startup-e
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria ka rritur në 50 milionë euro garancinë sovrane në dispozicion të atyre që duan të dyfishojnë bizneset dhe kjo falë rritjes ekonomike. Gjatë një bashkëbisedimi me pensionistë, Rama u shpreh se nuk bëhet fjalë për biznese të mëdha, por bëhet fjalë për biznese të vogla dhe të mesme. “Cilido që ka një ndërmarrje dhe ka nevojë të ketë një mbështetje financiare për ta dyfishuar ndërmarrjen e vet, do të përfitojë nga programi i garancisë sovrane dhe nga linja e re e kredisë që ka vendosur në dispozicion Banka e Shqipërisë”, tha Rama. Kryeministri siguroi se qeveria nuk do të ndalet së rrituri mbështetjen në raport me rritjen e kërkesës nga bizneset. “Çdokush që ka hapur një biznes të...
Burimi:
kohajone.com