QKB thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare brenda 31 korrikut, shmangni penalitetet
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve tregtare që kanë detyrimin ligjor për depozitimin e pasqyrave financiare vjetore për vitin 2025, të përmbushin këtë detyrim brenda datës 31 korrik 2026. Sipas njoftimit të QKB-së, depozitimi i pasqyrave financiare kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, duke përdorur shërbimin “Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj)”. Institucioni kujton se mosdorëzimi i pasqyrave financiare brenda afatit ligjor sjell pasoja administrative, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9723, datë 3 maj 2007, “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, i ndryshuar. Dokumentacioni që duhet të depozitohet, kur kjo kërkohet nga legjislacioni në fuqi, përfshin pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin...
Burimi:
javanews.al