QKB: Bizneset të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore deri më 31 korrik

QKB: Bizneset të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore deri më 31 korrik

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bën thirrje subjekteve tregtare që kanë detyrim ligjor për depozitimin e pasqyrave financiare vjetore për vitin ushtrimor 2025, që të përmbushin këtë procedurë brenda afatit 31 korrik 2026. Sipas njoftimit të QKB-së, depozitimi i pasqyrave financiare kryhet në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, duke përdorur shërbimin “Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj)”. QKB rikujton se mosdorëzimi i pasqyrave financiare brenda afatit ligjor sjell pasoja administrative. Dokumentacioni që duhet të depozitohet, përfshin pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit. Detyrimin për raportimin financiar e kanë subjektet që janë tatimpagues të Tatimit mbi Fitimin Korporativ ose Tatimit mbi të Ardhurat Personale Biznesore, kur realizojnë një qarkullim...