Qiratë rriten me shpejtësi/ Apartamentet bëhen të papërballueshme, tregu ndikohet nga qiratë ditore

Qiratë rriten me shpejtësi/ Apartamentet bëhen të papërballueshme, tregu ndikohet nga qiratë ditore

Marrja e një apartamenti me qira është bërë e papërballueshme jo vetëm në kryeqytet por dhe qytetet më kryesore me popullsinë më të lartë. Jo vetëm për të rinjtë por edhe për familjet e reja me fëmijë në varësi. Kështu për të gjithë qytetarët që jetojnë në një strukturë të tillë, qiraja në prill i ka kushtuar 7.1% më shumë se 1 vit më parë. Këtë rritje të çmimeve të qirave e konfirmojnë dhe ndërmjetësuesit e pasurive të paluajtshme. Arbër Brahaj me eksperiencë disa vjeçare në këtë treg tregon për Top Channel se shkak kryesor po kthehen qiratë afatshkurtra të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në këtë sektor. “Teksa janë shtuar ndjeshëm, qiratë ditore me çmimet shumë të larta kanë ndikuar në tregun e qirave në...