Qiratë në Tiranë me rritje të frikshme! A po kthehet strehimi në luks?

Qiratë në Tiranë me rritje të frikshme! A po kthehet strehimi në luks?

Tregu i qiradhënies së pronave në vend po zgjerohet me ritme të shpejta, pasi gjithnjë e më shumë individë po zgjedhin të japin banesat e tyre me qira, si për periudha të shkurtra ashtu edhe për afate më të gjata. Të dhënat zyrtare tregojnë se të ardhurat nga tatimi mbi qiratë kanë shënuar rritje, duke arritur në 5.8 miliardë lekë gjatë vitit 2025, nga 5.3 miliardë lekë një vit më parë. Kjo përfaqëson një zgjerim prej 8.5%. Në të njëjtën linjë është rritur edhe baza e tatueshme, e cila arriti në 38.6 miliardë lekë, rreth 3 miliardë lekë më shumë krahasuar me vitin 2024. Kjo tregon jo vetëm rritje të numrit të kontratave të deklaruara, por edhe shtrenjtim të qirave dhe përditësim të vlerave të...