Qiratë e banesave rekord këtë vit, BSH: Janar-prill rritje me 7.8%, kërkesë e lartë e ndikuar nga turizmi

Qiratë e banesave rekord këtë vit, BSH: Janar-prill rritje me 7.8%, kërkesë e lartë e ndikuar nga turizmi

Marrja e një prone me qira po kushton më shumë këtë vit. Shifrat e INSTAT tregojnë se veç ndikimit të luftës në Iran, shtrenjtimi i qirave është një nga faktorët kryesor që po mban të lartë inflacionin. Në muajin e kaluar marrja e një apartamenti me qira sipas raportit ishte 7.1% më kushtueshme se prilli i 2025-ës. Në raport me janar-shkurt të këtij viti, qiratë e ngadalësuan rritjen, pasi në këtë dymujor shtrenjtim ishte 8.5% thotë INSTAT. Por si periudhë 4-mujore shtrenjtimi është më i larti historik. Në janar-prill të këtij viti rezulton se çmimet e qirave u rritën me 7.8%, shifër që është 4 herë më e lartë se vjet. Çmimet e qiraveJanar-Prill 2024 4.4%Janar-Prill 2025 1.6%Janar-Prill 2026 7.8%Ekspertët e tregut të pasurive të...