Qeveria jep lajmin e dytë për pensionet, paralajmëron ndryshim të madh në shtator, eksperti i ekonomisë tregon…
Qeveria ka zyrtarizuar nisjen e indeksimit të pensioneve prej 2.7% nga muaji korrik, një vendim i përshpejtuar për shkak të rritjes së inflacionit, ndërkohë që paralajmërohet një rishikim rrënjësor i skemës në muajin shtator në bashkëpunim me Bankën Botërore. Por, ndërsa ministria flet për procese miratimi dhe konsultime, eksperti i ekonomisë Kujtim Hoxha jep një alarm për atë që po ndodh realisht me xhepat e pensionistëve. Sipas ekspertit, ky indeksim prej 2.7% është “për të tallur”, pasi në fund të muajit pensionistët përfitojnë vetëm 60 lekë të reja rritje, një shifër që nuk mbulon as rritjen e çmimeve të mallrave që ata kanë konsumuar gjatë kësaj kohe. Hoxha kritikon ashpër mungesën e transparencës për 230 milionë eurot që ishin premtuar si bonus pranvere dhe që...
Burimi:
sot.com.al