Qershia e importit godet fermerët/ Prodhimi vendas mbetet pa treg, çmimi trefishohet në Tiranë
Andi Toromani, nga fshati Shilbater i Elbasanit, zotëron 500 rrënjë qershi të hershme për të kapur çmimin e dëshiruar. Por subvencionet e munguara e drejtojnë tregtarin të blejë qershi të huaj, sepse prodhimi vendas i jep atij më pak fitim. “Konsumoni qershitë e tokës shqiptare dhe jo ato greke, është bio”, u shpreh fermeri Andi Toromani. Andi thotë se edhe atëherë kur tregtarët blejnë qershinë e tokës së tij, 1 kg qershi e shesin 150% më shtrenjtë nga vlera fillestare. Çmimi i kripur i qershisë, që ëmbëlson tregtarët, shkakton pakënaqësi tek fermerët dhe konsumatorët. “Kjo është një super qershi bishtshkurtër. Një kg qershi po e shes me 6 mijë lekë, por në Tiranë e shoh që shitet me 15 mijë lekë. Ky çmim i lartë...
Burimi:
top-channel.tv