Qartësim publik mbi Jet Bank dhe qeverisjen e saj
Jemi të vetëdijshëm se ndërtimi i një institucioni të ri bankar inovator në një treg të saturuar dhe të konsoliduar vjen me sfida të pritshme. Megjithatë, nuk ishte e pritshme që në këtë proces të përfshiheshin narrativa të ndikuara politikisht, të cilat nuk i shërbejnë zhvillimit të sektorit financiar dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë si një vend që synon modernizimin e sistemit të tij bankar. Dëshirojmë të sqarojmë publikun shqiptar mbi deklaratat e fundit publike lidhur me procesin e licencimit të Jet Bank dhe strukturën e saj aksionere. Jet Bank është një institucion bankar i licencuar dhe i mbikqyrur nga Banka e Shqipërisë dhe vepron në përputhje të plotë me kuadrin ligjor shqiptar dhe standardet rregullatore ndërkombëtare për sektorin bankar. Procesi i licencimit është zhvilluar...
Burimi:
javanews.al