Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!
Me kulmin e sezonit turistik që po afron dhe me mijëra vizitorë që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushimet verore, protestat kundër investimit 4 miliard dollarësh në Zvërnec, tashmë në ditën e 24, kanë hapur debat mbi ndikimin që mund të kenë në ekonomi dhe klimën e investimeve. Për këtë çështje u diskutua në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, ku eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli dhe profesori Enriko Ceko ofruan analiza të ndryshme për pasojat që mund të sjellë zgjatja e protestave gjatë gjithë sezonit veror. Sipas Çoçolit, në 23 ditë protesta janë regjistruar anulime dhe një tkurrje që kalon 100 milionë euro. Por Çoçoli paralajmëron se nëse protestat vazhdojnë gjatë korrikut dhe gushtit, dy muajt kryesorë të sezonit turistik, dëmi mund të bëhet shumë më i madh,...
Burimi:
javanews.al