Pr.ligji/ Vetëprodhuesit mund ta shesin energjinë e tepërt, ndryshon kompensimi i çmimit të energjisë për pensionistët
Komisioni i Ekonomisë i dha dritën jeshile projektligjit me 136 nene “Për sektorin e energjisë elektrike” i cili synon shfrytëzimin e çdo burimi të mundshëm prodhimi energjie. Për herë të parë në këtë projektligj futet koncepti i ‘klientit aktiv’, që janë vetëprodhuesit të cilët, ndryshe nga sa ndodh tani që tepricën e energjisë së gjeneruar e hedhin në rrjet, do të mund ta shesin atë dhe tek klientë të tjerë. “Kemi futur konceptin e “klientit aktiv” por tashmë ai është prodhues, vetëprodhues për konsumin e vet, por edhe shet tepricën e tij, sipas rregullave të caktuara në ligj”, tha Muçaj. Po në kuadër të këtij ligji të ri, qeveria po bëhet gati për të rishikuar mënyrën se si bëhet kompensimi për çmimin e energjisë elektrike...
Burimi:
sot.com.al