“Po braktisim tokat”, fermerët në Roskovec ankohen për kosto dhe mungesë subvencionesh
Fermerët dhe blegtorët në fshatin Suk të Roskovecit po përballen me vështirësi të theksuara ekonomike. Sipas tyre, skema aktuale e subvencioneve nuk është në favor të prodhuesve dhe nuk po i ndihmon në përballimin e kostove në rritje. Ata theksojnë se çmimi i lartë i naftës, shtrenjtimi i inputeve bujqësore dhe mungesa e fuqisë punëtore po e rëndojnë edhe më shumë situatën. Për pasojë, shumë blegtorë janë detyruar të ulin ndjeshëm numrin e krerëve të bagëtive, ndërsa një pjesë e fermerëve kanë lënë tokat djerr. Sipas tyre, me çmimet aktuale nuk arrijnë të mbulojnë as kostot minimale të prodhimit, ndërkohë që shpenzimet për fara, plehra kimike dhe mirëmbajtjen e serave vijojnë të rriten. “Subvencionet janë ulur ndjeshëm. Për serat kanë qenë rreth 400 mijë lekë...
Burimi:
top-channel.tv