Plas skandali në Bashkinë Himarë, Vangjel Tavo i dorëzon 7308 prona kompanisë private, zbardhet skema…
Partia Demokratike ka ngritur akuza ndaj Bashkisë Himarë lidhur me një procedurë tenderuese për menaxhimin e pronave në disa fshatra të zonës, duke shprehur shqetësimin se procesi mund të ndikojë në regjistrimin dhe administrimin e mijëra pasurive. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se dhënia e këtij shërbimi një kompanie private ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe garantimin e të drejtave të pronarëve në një nga zonat më të kërkuara të vendit. Sipas saj, procesi kërkon verifikim dhe garanci ligjore për të shmangur çdo mundësi manipulimi të pronave në favor të interesave private. Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: “Ajo që po ndodh sot në Himarë nuk është thjesht një procedurë administrative por...
Burimi:
sot.com.al