Pesticidet nuk veprojnë ndaj dëmtuesit të rrënjëve të misrit/ Fermerët e Maliqit-institucioneve: Humbjet deri në 70%

Pesticidet nuk veprojnë ndaj dëmtuesit të rrënjëve të misrit/ Fermerët e Maliqit-institucioneve: Humbjet deri në 70%

Fermerët e fshatit Drithas, në Bashkinë Maliq, po përballen me dëme të konsiderueshme në kulturën e misrit për shkak të përhapjes së dëmtuesit Diabrotica virgifera, i njohur si rrënjëngrënësi i misrit. Sipas tyre, insekti ka dëmtuar rëndë sistemin rrënjor të bimëve, duke bërë që misri të thahet, të rrëzohet dhe të mos japë prodhim. Petrit Ymeri, i cili kultivon 9 hektarë misër, tregon se kjo situatë është përsëritur edhe në vitet e kaluara, ndërsa këtë sezon dëmet janë edhe më të mëdha. Ai shprehet se investimi i kryer arrin në rreth 13-14 milionë lekë të vjetra, ndërsa humbjet deri tani i vlerëson mbi 70 për qind. Sipas tij, specialistët kanë evidentuar praninë e dëmtuesit, por mungojnë preparatet efektive për ta luftuar, pasi disa prej tyre...