Përmbysja e piramidës së popullsisë/ Pensionistët e rinj 23.6% më shumë se kontribuuesit e rinj

Përmbysja e piramidës së popullsisë/ Pensionistët e rinj 23.6% më shumë se kontribuuesit e rinj

Numri i pensionistëve të rinj në skemën e sigurimeve shoqërore po rritet shumë më shpejt se numri i kontribuuesve të rinj në skemë, një trend që pritet të vijojë edhe në të ardhmen për shkak të strukturës së popullsisë drejt plakjes. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se numri i personave që trajtohen me pension pleqërie në 2025 ishin 641,085 ose 33,518 mijë më shumë se në vitin 2024, (+6%). Në anën tjetër numri i kontribuuesve në skemë arriti 870,964 persona më një shtesë prej 27,097 ose rreth 3%. Shifrat tregojnë se numri i personave që iu shtuan sistemit si pensionistë ka tejkaluar në mënyrë të ndjeshme numrin e qytetarëve të rinj që hyjnë si kontribuues përmes punësimit. Në vitin 2025 numri...