Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

Shqiptarët po konsumojnë patate mjaft cilësore dhe me çmime të lira, një dukuri e pavërejtur për vite me radhë. Aktualisht në tregjet e pakicës në kryeqytet gjen patate shumë cilësore me çmim 60 lekë për kilogram. Një vit më parë në këtë periudhë ishte më shumë se 100 lekë. Edhe sipas matjeve të INSTAT, çmimi mesatar i një kilogram patate në shkurt 2026 ishte 77.9 lekë për kg ose 22% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky ndryshim në tregun e patates në vendin tonë po vjen nga rritja e importeve të grupit “Zarzavatet e ngrënshme dhe rrënjët e tuberat përkatëse” nga Gjermania që po diktojnë çmimet e konsumit dhe po vë në vështirësi prodhimin vendas. Burimet nga tregu pohuan...