Paqja fiskale/ 19 biznese marrëveshje me Tatimet, kryeson sektori i tregtisë, ja kur rihapen aplikimet
Administrata tatimore ka finalizuar lidhjen e 19 marrëveshjeve me bizneset që kanë aplikuar për ‘Paqen Fiskale’. Në total për këtë vit të parë zbatimi ishin 62 aplikime, ndërsa drejtori i Tatimeve Ilir Binaj thotë se sektori i tregtisë mban numrin më të lartë të marrëveshjeve të firmosura. (tab) “Për një total prej 19 marrëveshjesh, kemi në tregti tetë, në shërbime tre, në prodhim katër dhe në ndërtim katër”, thotë Binaj. Bizneset e mëdha me xhiro mbi 14 milionë lekë në vit që kanë firmosur marrëveshjen përfitojnë lehtësi fiskale dhe s’do të kenë kontrolle nga inspektorët. “Një mundësi për tatimpaguesit për t’u vetë formalizuar duke përdorur pra deklarim më të lartë të të ardhurave të tyre dhe pastaj kanë një incentivë 5%. Kjo shoqërohet gjithashtu edhe...
Burimi:
sot.com.al