Paqe Fiskale, skemat si mund të mundësohet pastrimi i parave të grupeve kriminale e korrupsionit
Audituesit, kontabilistët dhe ekspertët fiskalë njëzëri vlerësojnë se rideklarimi i pasqyrave financiare të bizneseve me tatim 5% përbën rrezik, pasi mund të shfrytëzohet si skemë për pastrimin e parave të korrupsionit dhe grupeve kriminale. Ata vlerësojnë me potencial risku të lartë bizneset e sektorëve të ndërtimit dhe kriptovalutave. Masat që rekomandojnë për Tatimet dhe Doganat. Nga Dorina Azo - Monitor Një organizatë kriminale dyshohet se ka grumbulluar një shumë të konsiderueshme parash në cash. Shuma e parave që mbahet jashtë sistemit bankar nga persona të tretë mund të tentohet të futet në sistemin financiar, përmes rideklarimit të pasqyrave financiare të një biznesi, që mundëson ligji “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”. Raste të tilla, sipas audituesit ligjor Bujar Bendo mund të shfrytëzojnë “Marrëveshjen e Paqes Fiskale” për...
Burimi:
syri.net