Pagesat publike dhe shkëmbimi i të dhënave/ Bankat, AKSHI dhe Ministria e Ekonomisë me plan të ri për shërbimet dixhitale
Qytetarët mund të përballen me më pak procedura dhe dokumente gjatë marrjes së shërbimeve bankare dhe publike, falë një plani që synon shkëmbimin më të madh të të dhënave mes bankave dhe institucioneve shtetërore. Kjo ishte një nga temat kryesore të workshop-it “Digjitalizimi, Shërbimet Publike dhe Bankat Tregtare”, organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave, me pjesëmarrjen e ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtorit të përgjithshëm të AKSHI-t, Igli Tafa, si dhe përfaqësuesve të sektorit bankar. Ibrahimaj prezantoi objektivin për krijimin e një modeli të unifikuar ndërveprimi, ku bankat të mund të aksesojnë të dhënat shtetërore përmes një mekanizmi të centralizuar, pa qenë e nevojshme lidhja e marrëveshjeve të veçanta me çdo institucion. Sipas saj, kjo do të përshpejtonte ofrimin e shërbimeve dhe do...
Burimi:
javanews.al