Operatorët turistikë në protestë, paralajmërojnë pasoja nëse protestat kundër investimit në Zvernec vijojnë gjatë verës
Shoqata e Turizmit Shqiptar në Durrës ka shprehur shqetësimin për pasojat që mund të sjellë situata e krijuar nga protestat në mbarëvajtjen e sezonit turistik, nëse ato vazhdojnë. Përfaqësues të sektorit thonë se gjatë ditëve të fundit janë kontaktuar nga partnerët e tyre të huaj, të cilët po ndjekin zhvillimet në Shqipëri. Sipas operatorëve turistikë, çdo ngjarje që krijon pasiguri në perceptimin e tregjeve ndërkombëtare mund të ndikojë te vendimmarrja e turistëve. Përfaqësuesit e shoqatës nënvizojnë se turizmi mbetet një sektor që varet jo vetëm nga oferta, por edhe nga imazhi që përcillet jashtë vendit. Për këtë arsye, ata kërkojnë që situata të trajtohet me përgjegjësi, në mënyrë që të mos krijohen pasoja për një sezon që konsiderohet i rëndësishëm për ekonominë lokale dhe kombëtare....
Burimi:
top-channel.tv