Numri i përdoruesve celularë ngeli në stanjacion në tremujorin e parë
Numri i përdoruesve të shërbimeve celulare në vend ngelet në stanjacion, pas një tendence disavjeçare në rënie. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në fund të tremujorit të parë të vitit numri i përdoruesve aktivë (i matur si numër i kartave SIM aktive) të këtyre shërbimeve arriti në 2.44 milionë, në rënie me 1.4% krahasuar me fundin e vitit 2025 dhe në një rritje modeste me 0.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tendencë të ngjashme shfaqi edhe numri i përdoruesve të internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare. Numri i përdoruesve të internetit arriti në 2.05 milionë, me një rënie prej 1.4% nga fillimi i vitit, por në rritje me 1.4% krahasuar me të...
Burimi:
syri.net