Nis zyrtarisht ngritja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, OBP hap procedurën për konsulencë ndërkombëtare
Nis zyrtarisht procedura për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, institucioni i parë financiar zhvillimor me kapital 100% shtetëror në vend. Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka hapur procedurën e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë konsulente që do të asistojë në hartimin e kuadrit strategjik, operacional dhe institucional të bankës së re. Procedura synon të tërheqë kompani me eksperiencë ndërkombëtare në ngritjen dhe funksionalizimin e institucioneve financiare zhvillimore, me qëllim që Banka Shqiptare e Zhvillimit të bëhet sa më shpejt funksionale dhe operative. Projekti konsiderohet një nga nismat më të rëndësishme të viteve të fundit në drejtim të krijimit të instrumenteve shtetërore për mbështetjen e ekonomisë dhe sipërmarrjes. Banka Shqiptare e Zhvillimit pritet të ketë rol kyç në financimin e ekonomisë, veçanërisht për bizneset...
Burimi:
javanews.al