Nis rimbursimi për familjet me fëmijë në ngarkim, 34,263 individë përfitues
Administrata Tatimore ka njoftuar nisjen e rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave për vitin 2025 dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar. Sipas njoftimit, procesi i rimbursimit bazohet në të dhënat e DIVA 2025 dhe përfshin individët që, pas deklarimit vjetor të të ardhurave personale, kanë rezultuar se kanë paguar më shumë tatim se detyrimi real. Shumat përkatëse do t’u kthehen qytetarëve në llogaritë bankare të deklaruara prej tyre. Rimbursimi shihet si një lehtësi fiskale për familjet me fëmijë, duke synuar të mbështesë mirëqenien e tyre dhe të kthejë te qytetarët tatimin e mbipaguar. Administrata Tatimore thekson se përfitimi lidhet me deklarimin korrekt të të ardhurave dhe të fëmijëve në ngarkim....
Burimi:
javanews.al