Nis fshirja e borxheve, Tatimet – bizneseve: Nga data 10 qershor do paguani detyrimet që t’iu fshihen gjobat e kamatat
Brenda këtij viti administrata tatimore dhe ajo doganore duhet të fshijnë nga bilancet e tyre, çdo borxh që kanë bizneset, të cilat janë krijuar përpara 31 dhjetorit të vitit 2014. Drejtoria e Tatimeve njofton bizneset që kanë detyrime të papaguara nga 2015-2024-ën se do mund të paguajnë këstet nga data 10 qershor. Janë gati 1 miliardë euro detyrime të krijuara nga vitet 90’ deri në fund të 2014-ës që do të fshihen brenda 31 dhjetorit 2026. Këtu përfshihet dhe falja e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet e papaguara të sigurimeve deri në 2014-ën. Ndërsa borxhet tatimore dhe doganore 2015-2024 do të lehtësohen vetëm nëse paguhen detyrimet. Nëse 50 përqind e borxhit të krijuar nga janari 2015 deri më 31 dhjetor të vitit 2020, paguhet menjëherë...
Burimi:
sot.com.al