Nga McLaren te BMW, Tatimet sekuestrojnë 8 makina luksoze në Tiranë. Subjekti kishte 6.4 milionë euro borxhe

Nga McLaren te BMW, Tatimet sekuestrojnë 8 makina luksoze në Tiranë. Subjekti kishte 6.4 milionë euro borxhe

Administrata Tatimore ka ndërmarrë masa të forta ndaj një subjekti në Tiranë me detyrime tatimore të papaguara në vlerën e 6.4 milionë eurove, duke sekuestruar 8 automjete luksoze, mes tyre marka të njohura si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW. Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e specializuara të Tatimeve kanë kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të debitorëve, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve tatimore. Gjatë kontrolleve në terren, inspektorët kanë kryer verifikime në adresat e deklaruara nga subjekti, por nuk kanë mundur të identifikojnë të gjitha automjetet, pasi sipas Tatimeve, subjekti nuk ka bashkëpunuar për ekzekutimin e plotë të urdhrit. Administrata Tatimore thekson se mosparaqitja e automjeteve dhe mosdhënia e informacionit mbi vendndodhjen e tyre konsiderohen fshehje e të dhënave dhe pengim...