Nënshkruhet marrëveshja shtet-banka-sipërmarrje, Kryeministri: Ndikim të drejtpërdrejtë për rritjen ekonomike
Nënshkruhet marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes për të vënë në zbatim programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Programi është i bazuar në kredi të buta me fokus sektorin e bujqësisë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se kjo është një ndërmarrje shumë e rëndësishme për rritjen e kapacitetit ekonomik. “Jo për formalitet, por për sinqeritet, falënderoj të gjitha bankat dhe bordin e Bankës së Shqipërisë për angazhimin dhe diskutimet që kemi pasur për arritjen e kësaj dite të shënuar për sipërmarrjen shqiptare. Dje, presidentja e Bankës Europiane të Investimeve vizitoi për herë të parë Shqipërinë në kuadër të nënshkrimit të një marrëveshjeje me një bankë private dhe mendoj se kjo...
Burimi:
kohajone.com