Ndryshimi i kontratave pas firmosjes, drafti i ri vendos kufizime për vlerën

Ndryshimi i kontratave pas firmosjes, drafti i ri vendos kufizime për vlerën

Drafti i ri për prokurimet publike përcakton se një procedurë tenderuese mbyllet me nënshkrimin e kontratës dhe vendos kufij të shprehur për ndryshimet që mund t’i bëhen asaj më pas. I hedhur për konsultim publik, drafti parashikon përafrimin e ligjit me direktivat e Bashkimit Europian në fushën e prokurimeve. Një nga ndryshimet lidhet me përkufizimin e vetë procedurës së prokurimit. Drafti parashikon se “procedura e prokurimit nis me nxjerrjen e urdhrit të prokurimit dhe përfundon me nënshkrimin e kontratës publike”. Një formulim i tillë nuk gjendet në ligjin aktual nr. 162/2020, i cili nuk përcakton shprehimisht momentin kur procedura konsiderohet e mbyllur. Në tekstin aktual, ligji rregullon fazat e zhvillimit të procedurës, shpalljen e fituesit, ankimimin dhe lidhjen e kontratës, por nuk përmban një fjali...