Nafta më e shtrenjtë mbush arkën e shtetit, 3.3 mln euro më shumë TVSH në mars

Nafta më e shtrenjtë mbush arkën e shtetit, 3.3 mln euro më shumë TVSH në mars

Ndërsa përdoruesit e automjeteve kanë shpenzuar më shumë nga buxheti i tyre për të blerë karburant, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve, buxheti i është gëzuar një rritjeje më të lartë të të ardhurave, si nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), ashtu dhe nga akciza. Të dhënat zyrtare të doganave bënë të ditur se importet totale të naftës në muajin mars ishin 53.6 mijë ton, me një rritje të lehtë prej 2.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës në blerje, (çka bëri që çmimi në tregun e pakicës të arrijë në mesatarisht 200 lekë/litër në mars, nga 175 lekë në shkurt, me rritje 14.5%), të ardhurat nga TVSH në doganë janë...