Mungon tregu dhe çmimi, tonelata vaj ulliri të mbetura stok në magazina
Të paorientuar dhe pa asnjë ndihmë konkrete nga institucionet shtetërore, fermerët që kultivojnë ullirin dhe prodhojnë vajin në një prej zonave më të njohura për këtë produkt siç është Mallakastra, vijojnë të mbajnë stok sasi të konsiderueshme të vajit të ullirit, sa për mungesë të tregut as edhe për shkak të çmimit të ulët në kushtet kur kosto e prodhimit janë të larta. Disa prej këtyre fermerëve kanë treguar sasitë e vajit të ullirit që kanë të pashitur, por edhe vështirësitë dhe pasigurinë që kanë për të vijuar këtë aktivitet. Më sa duket ka ardhur momenti që zona të certifikojë prodhimin e saj dhe fermerët të bashkohen pasi përpjekjet për të shitur secili prodhimin e tij, duken të pashpresa.
Burimi:
syri.net