Monitor/ Regjistrimi i ndërtimeve të reja, shërbimi më problematik në Kadastër
Regjistrimi përfundimtar i ndërtimeve të reja, procedurat për bashkimin ose ndarjen e pronave dhe verifikimi online i statusit juridik të pronësisë janë shërbimet që krijojnë më shumë vështirësi për bizneset në raport me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), sipas raportit të fundit të Këshillit të Investimeve “Siguria Juridike e Pronës: Progresi dhe Sfidat”. Nga anketa e zhvilluar me bizneset, regjistrimi përfundimtar i ndërtimeve të reja rezulton shërbimi më problematik, i ndjekur nga regjistrimi i bashkimit ose ndarjes së pasurive, verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë, regjistrimi i lejeve të ndërtimit dhe lëshimi i certifikatave të pronësisë. Në anën tjetër, procedurat si regjistrimi i kontratave të qirasë, kontratave të shitjes apo hipotekave konsiderohen më pak problematike nga sektori privat (shiko grafikun). Sipas raportit, dy shërbimet...
Burimi:
syri.net