Modeli Rama: Betoni dhe turizmi mbajnë ekonominë, sektorët produktivë në vendnumëro
Ekonomia shqiptare vijon të mbështetet kryesisht te ndërtimi, pasuritë e paluajtshme dhe turizmi, ndërsa sektorët produktivë po shfaqin ritme shumë më të ngadalta zhvillimi. Të dhënat më të fundit të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se aktiviteti i pasurive të paluajtshme dhe ai i hoteleve kanë qenë motorët kryesorë të rritjes në sektorin e shërbimeve, duke regjistruar zgjerimin më të lartë të shitjeve, punësimit dhe pagave. Në të kundërt, sektorë të rëndësishëm për ekonominë, si transporti, informacioni dhe komunikacioni apo shërbimet profesionale, kanë shfaqur rritje modeste ose edhe tkurrje, duke nxjerrë në pah varësinë në rritje të ekonomisë shqiptare nga modeli i betonit dhe turizmit. Aktiviteti i hoteleve dhe i pasurive të paluajtshme kanë mbajtur në këmbë sektorin e shërbimit gjatë...
Burimi:
syri.net