Ministri Salla nga Korça: Bashkëpunim më i fortë me universitetet për një bujqësi moderne dhe konkurruese

Ministri Salla nga Korça: Bashkëpunim më i fortë me universitetet për një bujqësi moderne dhe konkurruese

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me zëvendësministrat Tana Kika dhe Arjan Jaupllari, zhvilluan një vizitë në Korçë, ku u fokusuan te forcimi i bashkëpunimit me institucionet akademike dhe sektorin bujqësor. Gjatë takimeve, u diskutua për rolin e universiteteve në zhvillimin e kërkimit shkencor, inovacionit dhe përgatitjen e profesionistëve të rinj. Në qendër të vëmendjes ishte edhe projekti “TOKA”, i cili synon të krijojë një model të ri bashkëpunimi mes institucioneve, universitetit dhe fermerëve. Vizita u shoqërua me diskutime për modernizimin e bujqësisë, sigurinë ushqimore dhe përafrimin e sektorit me standardet e Bashkimit Evropian. “Me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla për vijimin dhe forcimin bashkëpunimit mes Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Universitetit “Fan S. Noli”, duke...