Ministri Karakaçi: Qeveria subvencion 50 lekë/litër karburant për transportin publik

Ministri Karakaçi: Qeveria subvencion 50 lekë/litër karburant për transportin publik

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se Qeveria mori sot vendimin për të subvencionuar të gjitha shoqatat e transportit publik me 50 lekë për litër naftë, kjo si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit. Pas mbledhjes së Qeverisë, në komunikimin me gazetarët, ministri Karakaçi bëri të ditur se kjo masë parashikohet si kompensim për operatorët e transportit qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas. “Në mbledhjen e Qeverisë kaluam disa akte të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Një akt i rëndësishëm është ai i marrë në kuadër të masave subvencionuese që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë në kohën e krizës së hidrokarbureve për transportin qytetas, ndërqytetas dhe rrethqytetas”, deklaroi Karakaçi.