Meta dhe Kryemadhi në gjyq, nis seanca në GJKKO
Ka nisur e seancës së radhës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Edhe në seancën e sotme Meta ka bërë kërkesë në gjykatë për transmetim live të gjyqit. Ashtu siç ka vepruar edhe më parë, gjykata e ka refuzuar kërkesën e tij dhe seanca e sotme do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e kamerave. Meta shihet teksa bisedon me avokatin e tij, Kujtim Cakrani, teksa Kryemadhi qëndron indiferente e ulur në vendin e saj. Meta dhe Kryemadhi po zhvillojnë gjyqin në themel, teksa mbetet të shihen zhvillimet e seancës së sotme.
Burimi:
kohajone.com