Mekanizma të rinj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tatimore mes Shqipërisë dhe BE-së, drejt fundit tatimi i dyfishtë

Mekanizma të rinj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tatimore mes Shqipërisë dhe BE-së, drejt fundit tatimi i dyfishtë

Në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe plotësimit të detyrimeve për Kapitullin 16, “Tatimet”, Ministria e Financave ka hartuar një projektligj të ri që synon t’i japë fund problematikave të tatimit të dyfishtë. Projektligji, i cili mban titullin “Për mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tatimore me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, përshtat plotësisht direktivat evropiane dhe synon të lehtësojë klimën e biznesit. Një nga pengesat më serioze për investimet ndërkufitare dhe funksionimin e lirë të tregut mbetet tatimi i dyfishtë. Deri më tani, mekanizmat tradicionalë janë karakterizuar nga zvarritje të gjata dhe mungesë të një detyrimi përfundimtar për zgjidhje. Për t’i dhënë fund kësaj pasigurie juridike, ky projektakt vjen me një qasje të re. Sipas relacionit shpjegues të Ministrisë së...