Me pagën blen gjithmonë e më pak, fuqia blerëse bie me 170 euro nga 2020 në 2026
Rritja e pagave në Shqipëri vijoi trendin pozitiv në terma nominalë, por kur korrigjohet për inflacionin, paga reale për punonjësit mbetet dukshëm më e ulët. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se hendeku mes pagës nominale dhe asaj reale është zgjeruar ndjeshëm nga viti në vit, duke reflektuar presionin e vazhdueshëm të çmimeve mbi të ardhurat. Në tremujorin e parë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto arriti në 90,119 lekë, me rritje vjetore 9.6%. Në pesë vite paga nominale u rrit me 60%. Por e njëjta pagë, e matur me fuqinë reale blerëse, rezultoi në tre-mujorin e parë të këtij viti 73,822 lekë me rritje vjetore 7 për qind. Hendeku ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale arriti në 16,297 lekë më shumë se 170...
Burimi:
syri.net