Malaj në Uashington: Menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike të Shqipërisë

Malaj në Uashington: Menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike të Shqipërisë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Grupit të Bankës Botërore, të cilat u zhvilluan në datat 13-18 Prill 2026, në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqipëria u përfaqësua në këto takime nga një delegacion i nivelit të lartë, ku merrnin pjesë dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë. Qëllimi i këtyre takimeve ishte diskutimi në nivel ndërkombëtar i zhvillimeve ekonomike globale dhe çështjeve me rëndësi ndërkombëtare, si perspektiva e rritjes, stabiliteti financiar dhe reduktimi i varfërisë. Malaj zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të lartë të FMN dhe BB, si Drejtorin e...