Malaj: Garancia sovrane rritet në 5 miliardë lekë, lehtësohen kreditë për bizneset
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se qeveria ka zgjeruar skemën e garancisë sovrane për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në kuadër të nismës “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, duke rritur fondin dhe lehtësuar kushtet e financimit për bizneset. Gjatë prezantimit të nismës, Malaj tha se pas mbështetjes së dhënë për fermerët, këtë vit garancia sovrane është shtrirë edhe për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. “Përgjatë këtij viti qeveria vendosi ta shtrinte fushën e garancisë sovrane edhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. U bë edhe rishikimi i parametrave të kësaj garancie, nga 3 miliardë lekë në 5 miliardë lekë,” tha ministri. Sipas tij, janë përmirësuar edhe kushtet e financimit, duke zgjatur afatin e shlyerjes së kredive dhe duke ulur barrën financiare për sipërmarrjet....
Burimi:
javanews.al