MABCO ‘zyrtarizon’ kursin drejt arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës pas lëvizjes së MIE

MABCO ‘zyrtarizon’ kursin drejt arbitrazhit për Aeroportin e Vlorës pas lëvizjes së MIE

MABCO Constructions SA zyrtarizoi qëndrimin se do të përdorë mekanizmat ndërkombëtarë për mbrojtjen e investimit të saj në Aeroportin e Vlorës, pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nisi procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit. Reagimi i kompanisë me një deklaratë për shtyp erdhi një ditë pasi u bë publik lajmi se MIE kishte nisur procedurat për ndërprerjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. MABCO kundërshton pretendimet e autoritetit kontraktor dhe thotë se ka tentuar ta shmangë dërgimin e mosmarrëveshjes në arbitrazh ndërkombëtar. “MABCO bëri gjithçka të mundur për të shmangur arbitrazhin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e kompanisë. Në fund të dokumentit, MABCO njofton se do të përdorë të drejtat që, sipas saj, burojnë nga legjislacioni, kontrata e koncesionit, marrëveshja dypalëshe Shqipëri-Zvicër për...