Lumi Devoll me argjinaturë të re, nis investimi që rrit sigurinë ndaj përmbytjeve
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me zv/ministrat e MBZHR Arjan Jaupllari dhe Tana Kika dhe kryetarin e Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, inspektuan ecurinë e punimeve të sapo nisura për rehabilitimin e mbrojtjes së argjinaturës së lumit Devoll, një investim i rëndësishëm që synon rritjen e sigurisë së tokave bujqësore dhe mbrojtjen e zonave përreth nga rreziku i përmbytjeve dhe erozionit. Punimet përfshijnë ndërtimin e mbrojtjes me gabione dhe gurë kave në një gjatësi prej 350 metrash linearë në secilën anë të argjinaturës, me një volum prej rreth 5.000 m³ gurë, duke forcuar qëndrueshmërinë e saj përballë prurjeve të larta dhe fenomeneve natyrore. Ky investim do të rrisë sigurinë e infrastrukturës ujore, do të mbrojë sipërfaqet bujqësore dhe do të krijojë...
Burimi:
sot.com.al