Lufta në Lindjen e Mesme/ KE: Çmimet e larta do ngadalësojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë! Progresi drejt BE…

Lufta në Lindjen e Mesme/ KE: Çmimet e larta do ngadalësojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë! Progresi drejt BE…

Komisioni Evropian thotë se ekonomia e Shqipërisë do të ngadalësohet për shkak të çmimeve të larta dhe tensioneve gjeopolitike që janë në rritje të ndikuara nga lufta në Lindjen e Mesme. Ekonomia thuhet në raportin e fundit, do të rritet me 3.3%, ndërsa inflacioni do të kapërcejë mbi objektivin e bankës. Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet gjatë këtyre dy viteve (2026-2027), për shkak të pasigurive globale dhe rritjes së çmimeve të energjisë, të cilat po shtojnë presionet mbi aktivitetin ekonomik. Ky është vlerësimi i fundit i Komisionit Evropian në ‘Raportin Ekonomik të Pranverës’. “Si një ekonomi e vogël dhe e hapur, Shqipëria përballet me rreziqe të jashtme që burojnë nga pasiguria globale dhe tensionet gjeopolitike, të cilat pritet të ndikojnë te rritja përmes partnerëve kryesorë...